Vendosni fjalën kyçe....

13 viktima nga stuhia Gloria në Spanjë: “Rimëkëmbja do jetë e vështirë”


Studia e fuqishme që goditi Spanjën këtë javë ka marrë të paktën 13 jetë ndërsa katër persona mbeten ende të zhdukur, sipas të dhënave të fundit nga El Pais.

Personi i fundit që ka ndërruar jetë është një peshkatar që u tërhoq në det në L’Ametlla de Mar të enjten. Autoritetet ende janë në kërkim të një marinari tjetër, një i ri në Mallorca, dhe dy njerëz të tjerë që u zhdukën në Ibiza. Autoritetet thonë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej me katër persona ende të zhdukur.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka vizituar zonat e prekura në Katalonjë për të parë dëmet.

“Unë mendoj se ajo që është e rëndësishme tani është që të gjithë jemi të bashkuar dhe ne po punojmë krah për krah dhe po bashkëpunojmë”- u tha Sanchez gazetarëve.

Udhëheqësi i Partisë Socialiste Spanjolle ka thirrur një takim urgjent me disa anëtarë të kabinetit të tij për të hartuar një përgjigje ndaj efekteve të stuhisë Gloria.

Stuhia ka shkatërruar ndërtesat në zonat bregdetare në rajonin e Valencias, në Kataloni, si dhe shumë pjesë të Ishujve Belerikë.

Drejtuesi i rajonit të Valencias, Ximo Puig, kërkoi që të merren “vendime të shpejta” nga qeveria qendrore në mënyrë që rimëkëmbja nga stuhia të realizohet në kohë për festën e Pashkëve, një nga periudhat kulmore për industrinë e turizmit.

“Me një aleancë të sektorit publik dhe privat, ne do të përparojmë përpara. Ne jemi të trishtuar nga kjo fatkeqësi dhe rikuperimi do të jetë shumë i vështirë, por ne do të ngrihemi pavarësisht kësaj”– tha Puig.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *