Vendosni fjalën kyçe....

Alarmi për virusin nga Kina, Manastirliu nxjerr një urdhër për masat mbrojtëse


Ndërkohë që të gjitha shtetet kanë nisur të marrin masa për të parandaluar përhapjen e virusit të ri nga Kina, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka kërkuar gjithashtu marrjen e masave përgatitore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i përhapur nga qyteti i Ëuhan, në Kinë. Megjithatë, në zbatim të rekomandimeve të OBSh-së, ministrja Ogerta Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri.

Sipas këtij urdhri, ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. ISHP duhet të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

Sipas urdhrit të Ministres Manastirliu strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *