Vendosni fjalën kyçe....

Balla për kryebashkiakun e Bulqizës: PS nuk bëhet mburojë, nëse vërtetohet akuza do ketë dënim maksimal


Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka folur për videon e publikuar lidhur me kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Balla tha se PS do të presë vendimin e organeve të drejtësisë dhe në rast se vërtetohet se Alla është duke konsumuar kokainë në video, ai paralajmëron dënim maksimal.

“Prej 18 dhjetorit 2019 kur ka nisur punën SPAK, subjekt i së cilës janë nga Presidenti përfshi deputetët, duhet të kuptojmë të gjithë që duhet të pranojmë një standard tjetër nga ai që është sot. Asnjëherë më parë nuk ka patur hetim kaq shpejt. Përshëndes SPAK-un për nisjen e hetimit, në asnjë rast PS nuk ka marrë e nuk ka për të marrë kurrë në mbrojtje askënd.

Nuk i di pistat që po heton prokuroria, por dua ta mbështes atë, dhe mezi presim që sapo të ketë akuza të caktuara reagimi ynë do jetë i ashpër. Sikurse cdo qytetar ndjejmë neveri nëse verëtohet por po ashtu ndjejmë neveri kur parti të caktuara përdorin video montazhe për të dëmtuar krahun tjetër. Ia lemë prokurorisë, në rast se vërteton cdo lloj akuze, dënimi do jetë maksimal për këdo.”- tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *