Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Tiranës pushon çështjen CEZ


Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen e privatizimit të OSSHE te kompania CEZ me kërkesë të prokurorisë.

Vendimi u mor këtë të premte nga gjykatësi Lazër Sallaku. Kjo përderisa hetimet gati 3-vjeçare nuk dhanë rezultat, pasi nuk u gjendën elementë të veprave penale për ish-zyrtarët, raporton News 24.

Hetimet për procedurën e privatizimit të OSSH nga cekët e CEZ në 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën kohë më parë dhe në pyetje u morën një numër i lartë zyrtarësh, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha. Për këtë cështje u ngrit edhe një Komision Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.

Mbi këtë konkluzion, gjykata rrëzoi prokurorinë dhe ktheu cështjen për rihetim, duke i lënë detyra shtesë për të përmbushur,  sic ishte ndër të tjera pyetja e Shkëlzen Berishës, ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli  dhe biznesmenit Nue Kalaj. Me këtë vendim, dosja CEZ konsiderohet e mbyllur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *