Vendosni fjalën kyçe....

Grenell paralajmëron: SHBA tërhiqet nëse s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi


I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërcënuar se nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen dhe të lëvizin drejt një marrëveshjeje, atëhere Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen.

“Kur flasim rreth asaj nëse është e drejtë apo jo, nuk është për mua ta them. Më takon mua që të sjellë dy palët në tavolinë, dhe është në dorë të palëve për të vendosur. Palët duhet të më thonë mua se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë po bëj përpjekje për një të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt. Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell në konferencë, citon gazeta Express.

Megjithatë, ai ka shtuar se po ndjen një energji pozitive  dhe se shpreson në një marrëveshje mes dy vendeve. Ai ka kërkuar nga Serbia që të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa nga kjo e fundit ka kërkuar të heqë taksën për mallrat serbe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *