Vendosni fjalën kyçe....

Kurti dhe Mustafa pritet të takohen ditën e shtunë për herë të fundit


Ditën e shtunë pritet takimi mes Kurtit e Mustafës, në LDK shprehen optimist që marrëveshja do arrihet deri të dielën.

Veturën zyrtare, kryetari i Kuvendit, e ka parkur para selisë së partisë.

E branda, Glauk Konjufca, ka një takim me kryetarin e partisë, Albin Kurti.

Por asnjëri nga ta nuk ka folur nëse kanë në plan ndonjë takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ajo që ka folur në emër të partisë ishte anëtarja e kryesisë, Fatmire Kollçaku.

Sipas saj, vullneti për bashkëpunim mes VV-së e LDK-së nuk mungon, por ajo insiston që Vetëvendosje është korrekte në sjelljet e saj, dhe si e tillë nuk do të zmbrapset.

E në LDK kanë vazhduar takimet e rregullta mes deputetëve.

Nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani ka thënë që deri të dielën marrëveshja mes LDK-së e VV-së do të merr epilog.

Ajo ka theksuar që shumë shpejt do të jetë takimi i radhës mes Kurtit e Mustafës.

Osmani më tej ka cekur rëndësinë e madhe që të arrihet marrëveshja mes tyre.

Në anën tjetër anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë thënë që Vetëvendosje ka afat  vetëm deri të dielën për të vendosur për marrëveshje ose jo.

E një afat tjetër është ai i vendosur nga presidenti Hashim Thaçi.

Të premtën Kurtit i kanë mbetur rreth 10 ditë për të paraqitur për votim në kuvend kabinetin qeverisës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *