Një person ka vrarë veten me armë zjarri para ndërtesës së parlamentit të Serbisë, në Beograd. Siç shkruan RFE, ministria e Brendshme njoftoi se më 23 janar një person në të 50-at, e ka qëlluar veten me armë zjarri në gojë dhe ka vdekur në vendngjarje.
Asnjuë detaj i mëtejshëm nuk është dhënë nga autoritetet për ngjarjen. Burri vrau veten në shkallët para ndërtesës së parlamentit.
Sipas RFE, kjo është vetëvrasja e dytë në po atë vend që nga viti 2002, kur ish-ministri i Brendshëm, Vlajko Stojiljkoviç, qëlloi veten për vdekje pak pasi ligjvënësit kaluan një ligj që lejonte ekstradimin e të dyshuarve nga tribunali i Hagë për krime lufte. Ai vdiq dy ditë më pas.
Stojiljkoviç ishte akuzuar për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.