Vendosni fjalën kyçe....

Panik në Britani për virusin kinez, testohen 14 persona


Paniku për koronavirusin e ri kinez ka prekur edhe Britaninë, pasi 14 njerëz janë testuar pasi ka dyshime se mund të jenë prekur.

Siç shkruan BBC, pesë prej tyre kanë marrë rezultate negative ndërsa pjesa tjetër janë ende në pritje të përgjigjeve të analizave.

Në nivel global, ka më shumë se 800 raste të konfirmuara të virusit, i cili ka vrarë deri më tani 26 njerëz në Kinë. Autoritetet atje po përpiqen ta kontrollojnë atë dhe një pjesë e qyteteve më të prekura janë mbyllur.

Njoftimi se 14 persona në Mbretërinë e Bashkuar ishin testuar u publikua të enjten në mbrëmje, por pa dhënë detaje se ku ishin këto raste.

Më herët, qeveria skoceze konfirmoi që pesë persona ishin testuar. Katër prej tyre besohet se ishin kinezë.

Të gjithë pacientët kishin qenë në Wuhan, në qytetin kinez ku fillimisht shpërtheu virusi. Zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson tha se testet ishin “thjesht masa paraprake”.

The Guardian shkruan se qytetet universitare në Britani ishin vënë në gatishmëri që kur pesë pacientët e parë u testuan në spitalet në Skoci.

Një në pesë studentë ndërkombëtarë në Britani janë nga Kina. Profesori Jurgen Haas, kreu i mjekësisë për infeksione në Universitetin e Edinburgh, beson se do të ketë shumë më shumë raste nga qytete të tjera në Mbretërinë e Bashkuar.

Profesori Haas shtoi: “Aktualisht kemi tre raste të dyshuara për koronavirusin e Ëuhan-it në Edinburgh dhe për aq sa kam kuptuar ka një rast në Glasgow”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *