Vendosni fjalën kyçe....

Ruiz kërkon Ruizin e Napolit, gati 60 milionë euro


Fabian Ruiz ka rënë nën radarin e Liverpool. Jurgen Klopp e do patjetër në ‘Anfield’, dhe klubi anglez ka gati ofertën 60 milionë euro…. lojtarin e duan edhe Reali, Barça, United e shumë klube tjera të mëdha evropiane.

Nuk preferohet shumë nga Genaro Gattuso, por mesfushori Fabian Ruiz ka adhurues të shumtë në Spanjë dhe tani edhe në Angli, ku Jurgen Klopp ka nisur punën për ta marrë te Liverpooli i tij në verën e ardhshme.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, sipas të cilave drejtuesit e “The reds” kanë nisur bisedimet me klubin napolitan dhe janë gati të paguajnë 60 milionë euro për të marrë kartonin e futbollistit.

Vlen të theksohet se Fabian Ruiz ndiqet me mjaft interes edhe nga Barcelona e Real Madrid, që duan ta rikthejnë në atdhe futbollistin, i cili spikati fillimisht me Real Betis, para se të transferohej te Napoli.

Ruiz po luan sezonin e dytë në Serie A te Napoli. Ai ka bërë 62 paraqitje deri më tani, ka shënuar 8 gola.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *