Vendosni fjalën kyçe....

Senatorët luajnë lojëra dhe ia fusin gjumit gjatë procesit kundër Trump-it


Senatorët amerikanë janë akuzuar se kanë fjetur gjumë, kanë luajtur lojëra dhe kanë thyer rregulla të tjera gjatë gjyqit kundër presidentit, Donald Trump.

BBC shkruan se senatorët Jim Risch dhe Jim Inhofe janë në mesin e anëtarëve të Senatit, të cilët me sa duket i ka zënë gjumi gjatë seancave të gjata.

Lojëra me fjalëkryq dhe të paktën një aeroplan letre thuhet se senatorët i kanë patur në duar. Senatorët po veprojnë si juri për të vendosur nëse presidenti duhet të hiqet nga detyra.

Republikanë dhe demokratë – janë akuzuar këtë javë nga mediat amerikane se po veprojnë si nxënës të mërzitur shkolle.

Rregullat përcaktojnë që senatorët duhet të qëndrojnë të ulur gjatë gjykimit. Por të paktën nëntë demokratë dhe 22 republikanë i lanë vendet e tyre në kohë të ndryshme të enjten, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Mes tyre përmenden Bernie Sanders, Amy Klobuchar dhe Michael Bennet.

Marsha Blackburn, një republikane nga Tennessee, u mbojt pasi u kap duke lexuar një libër në dhomë. Ajo shkroi se mamatë e zëna janë shumë të mira në të bërit e shumë detyrave në të njëjtën kohë.

Risch, një republikan që kryeson Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, u pa me sytë e tij të mbyllur në tryezën e tij gjatë seancave dëgjimore. Duke qenë se kamerat në këtë gjyq nuk lejohen, New York Times kishte dërguar një artist që të skiconte çastet nga procesi.

Një zëdhënës e mohoi që ai të kishte fjetur në një prononcim për Wall Street Journal duke thënë se “ai thjesht po dëgjonte me sytë e tij poshtë”.

 Inhofe, një republikan nga Oklahoma, sipas  NBC-së gjithashtu ishte parë duke marrë një sy gjumë.

Mark Warner, një demokrat nga Virxhinia, u pa duke u mbështetur në krahun e djathtë e duke mbuluar sytë për rreth 20 minuta. Ndërkohë senatori Mike Rounds u fotografua jashtë sallës, duke i treguar “spinnerin” e tij gazetarëve, një lodër kundra stresit.

Skica të tjera nga NYT:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *