Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti në Turqi, konfirmohen 4 viktimat e para


Situatë e rëndë në Turqi pas tërmetit me magnitudë 6.8 qe goditi vendin, ndërsa deri më tani janë konfirmuar 4 viktima.

Sipas mediave turke dëmet e shkaktuara nga lëkundje te forta janë të mëdha, ku flitet për të paktën 10 ndërtesa të shembura në qendër të Elazig, qyteti ku kishte epiqendrën tërmeti.

“Ne kemi humbur 4 qytetarë nga tërmeti që goditi vendin. Ekipet tona kanë filluar punën  në terren dhe po ndjekim nga afër zhvillimet”, tha ministri i Brendshëm turk.

Ndërkohë qytetarët kanë shpërndarë në twitter edhe video të momentit të lëkundjeve të forta. “Tërmeti ishte shumë i fortë, Allahu i ndihmoftë vëllezërit tanë në Elazig”, shkruan njëri prej tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *