Zbardhet dëshmia e Noel Dishit, 29-vjeçarit nga Dibra i cili akuzohet për vrasjen e Vilson Tafçiut në mbrëmjen e të hënës në zonën e Astirit në Tiranë.
Pasi u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës mbrëmjen e kaluar, Dishi ka pranuar se është ai që e ka qëlluar Tafçiun, duke thënë se kishin patur një konflikt që në Francë por që e kishin lënë për ta sqaruar ditën e hënë.
Mirëpo situata agravoi në debate dhe përfundoi me vrasje.
“E vrava, pasi kemi pasur konflikte. Para 2 javësh u ktheva nga Franca, pasi deportuan Vilsonin. Në Francë kemi qëndruar dhe kemi punuar bashkë, por që atje kemi pasur konflikte. Të hënën e lamë për t’u takuar, për t’u sqaruar, e kërkova unë. Më tha ku ishte, shkova ta takoja , por u zumë, pasi më shau dhe më ofendoi, nga motra dhe nga nëna. Nuk doja ta vrisja por për shkak të marrëdhënies që kemi pasur familjare u ndjeva i ofenduar. Jam penduar për vrasjen që kreva, pasi Vilsoni ishte si njeri i familjes sonë”– është shprehur Dishi sipas gazetës Shqiptarja.com.
Dishi dhe Taffciu ishion miq të mirë më njëri-tjetrin dhe kishin qëndruar sëbashku në Francë dhe në Zvicër. Noel Dishi njihej edhe me dy emra të tjerë Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti.
Ndërsa Vilson Tafçiu i cili njihej edhe me mbiemrin Noka, ishte arrestuar në Francë për trafik droge në mars të vitit 2018. Ai ishte mbajtur në paraburgim për 8 muaj dhe më pas ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të 2018.