Vendosni fjalën kyçe....

Xhemal Gjunkshi: Fëmijët e këtij fshati bëjnë çdo ditë 7 kilometra në këmbë për të shkuar në shkollë


Një grup fëmijësh në Burrel janë të detyruar të pëshkruajnë çdo ditë 7 kilometra në këmbë për të shkuar në shkollë.

Në një denoncim të ish-deputetit të zonës Xhemal Gjunkshi, fëmijët e fshatit Plani i Bardhë nisen të vetëm, pa shoqërues të rritur për të mbërritur në fshatin Kloskatund, ku gjendet shkolla. E më pas duhet të përshkruajnë 7 kilometra përsëri për t’u rikthyer në shtëpi.

Ditën e sotme, Gjunkshi i shoqëroi nxënësit e vegjël për të denoncuar me fjalët e vetë fëmijëve situatën.

“Gjatë rrugës duke ardhur nga Burreli për në Peshkopi, në afërsi të Qafë Dushkut, pash tetë fëmijë të vegjël nga mosha 5 deri në 10 vjeç të cilët të cilët po shkonin në shkollë. Nuk  e kuptoj se si këta fëmijë mund të lëvizin në këto kushte, në këtë terren që është kaq i vështirë, që të lëvizin vetëm, pa një mjet transporti. Është e pa tolerueshme ku këtu terreni është shumë i vështirë, ka edhe kafshë të egra. Të mos presim që të ndodhë një fatkeqësi dhe qeveria të kujtohet për të siguruar transportin e këtyre nxënësve. Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirrje qeverisë, kryeministrit Rama, që të marrë masa urgjente për sigurinë e trasnportit të këtyre nxënësve të cilët udhëtojnë në një terren mjaft të vështirë dhe në kushte mjaft të vështira të motit”, tha Gjunkshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *