Vendosni fjalën kyçe....

21 të vdekur, mbi 1 mijë të plagosur dhe 36 njerëz ende nën rrënoja – Ky është bilanci i tërmetit të fuqishëm në Turqi


Të paktën 21 njerëz kanë humbur jetën dhe 1.015 të tjerë u plagosën pas tërmetit me magnitudë 6.8 që goditi provincën e Elazığ mbrëmjen e kaluar në Turqi.

Sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), 17 prej viktimave dhe 637 të plagosur janë nga provinca e Elazığ, që është dhe provinca më e prekur. Katër persona të tjerë humbën jetën dhe 226 njerëz u plagosën krahinën fqinje Malatya. Dhjetra të tjerë u plagosën gjithashtu në provincat jugore dhe juglindore të Adıyaman, Kahramanmaraş, Dijarbakir, Şanlıurfa dhe Batman.

Siç shkruan media turke Daily Sabah, 36 persona besohet se janë nën rrënoja në zona të ndryshme të Elazığ-ut dhe vijojnë përpjekjet e shpëtimit.

Një person u shpëtua 13 orë pas tërmetit, duke e çuar në 8 numrin e njerëzve të shpëtuar nga rrënojat, përfshirë dy fëmijë.

Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje deri në Adana-n jugore dhe Samsunin verior, e deri në Sirinë veriore dhe Irakun. Mediat lokale në Liban thanë se qytetet e Beirut dhe Tripolit gjithashtu e ndjenë tërmetin, e raporte të ngjashme pati edhe nga Izraeli.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha hapat për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti. “Ne qëndrojmë pranë njerëzve tanë”- tha Erdogan në Tëitter.

Pesë ndërtesa në Sivrice dhe 25 në rrethin Doğanyol janë shkatërruar. Ministri turk i urbanistikës  i paralajmëroi banorët të mos hyjnë në ndërtesa të dëmtuara.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, tha që ushtria ishte e gatshme të marrë veprime nëse do të ishte e nevojshme.

Menjëherë pas tërmetit, zyrtarët thanë se qindra kamionë që transportonin ndihma humanitare, përfshirë ushqim, ilaç, batanije dhe tenda u dërguan në Elazığ dhe krahinat fqinje. Mijëra ekuipazhe kërkimi dhe shpëtimi, si dhe personeli mjekësor u dërguan gjithashtu në zonë.

Sipas Daily Sabah, përveç ndërprerjeve të shkurtra të energjisë elektrike, nuk janë raportuar dëme të mëdha infrastrukturore. Sfida më e madhe janë kushtet e vështira të dimrit në rajon, ku temperaturat bien deri në -8 gradë Celsius gjatë natës. Stafi i urgjencës dhe njerëzit që prisnin në vendngjarje ndezën zjarr në rrugë për të qëndruar të ngrohtë. Qendrat sportive e shkollat ​​dhe janë hapur për të akomoduar viktimat e tërmetit.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Daily Sabah / Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *