Ambasada shqiptare në kryeqytetin turk, Ankara, ka njoftuar se deri tani asnjë shtetas shqiptar nuk është vrarë apo plagosur në tërmetin që goditi ditën e djeshme Turqinë.
Deri tani nga lëkundjet e fuqishme me magnitudë 6.8 Rihter në provincën Elazig, kanë humbur jetën 22 persona e qindra të tjerë janë plagosur.
‘Ambasada shqiptare në Ankara, se bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Për cdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:
Ambasada Ankara:
0090 312 441 61 0304
0090 549 561 1985
Konsullata Stamboll:
0090 212 44 32 56