Vendosni fjalën kyçe....

“Do të mbaj në bagazh e do të thyej kokën” – Noel Disha zbulon debatin e fundit me Vilson Tafçiun


Noel Disha, 29-vjeçari i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e  Vilson Tafçiut mbrëmjen e 20 janarit ka rrëfyer se dy vjet e gjysmë më parë është rrëmbyer nga tre persona në qytetin e Durrësit dhe është mbajtur në bagazh të një makine. Pas disa orësh është lënë i lirë në Vorë.

Disha ka treguar para prokurorëve se miku i tij Vilsoni me të cilin kishte debatuar, e kishte telefonuar për t’u takuar në zonën e Astirit.

Por sipas tij, pasi kanë debatuar sërish Vilsoni e ka kërcënuar duke i kujtuar rrëmbimin e dy viteve më parë.

 “ Debatuam me Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe me shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar.”  -ka thënë Disha, citon BW.

Ditën e sotme, Noel Disha pritet të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Prokuroria kërkon “arrest me burg” për të.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *