Vendosni fjalën kyçe....

Elefantët arratisen nga cirku dhe bredhin të lirë në qytetin rus (FOTOT)


Rusia thuhet se është vendi ku arinjtë bredhin rrugëve, por për një kohë të shkurtër u bë vendi ku elefantët bridhnin të lirë.

Banorët e Yekaterinburg në Rusi, u befasuan kur panë një çift elefantësh që bridhnin në rrugët me dëborë të qytetit pasi u larguan nga një cirk.

Siç shkruan AP, duke mos pranuar të rikthehej në cirk, një nga elefantët kaloi rrugën dhe u drejtua drejt një ndërtese banimi për t’u rrokullisur më pas në dëborë. Një burrë që u përpoq ta ndalonte u shty në anën tjetër të rrugës, duke rrëshqitur në akull.

Cirku lokal tha që dy elefantët  e quajtur Karla dhe Ranni, i përkisnin një kompanie italiane që po jepte një shfaqje gjatë festave të Vitit të Ri.

Kur trupa e saj u përpoq të ngarkonte kafshët në një kamion për t’u larguar drejt destinacionit tjetër, ata rezistuan dhe ikën. Sipas deklaratës nga cirku, Ranni u vërtit pranë pikës së ngarkimit, por Karla më aventureske vendosi të bënte një xhiro nëpër qytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *