Policia greke njoftoi goditjen e një rrjeti ndërkombëtar që besohet se ka trafikuar sasi të mëdha kokaine në Evropë dhe Afrikën veriperëndimore nga një ishull në Karaibe.
Policia sekuestroi 1.18 ton drogë në apartamente të marra me qira në rajonin Aetolia-Akarnania, shkruan ‘Ekathimerini’.
Pas një operacioni të përbashkët nga njësia antidrogë e Skuadrës së Krimeve Financiare dhe autoriteti i portit, ELAS arrestoi tetë anëtarët e dyshuar të rrjetit, shumica e të cilëve raportohet se janë shtetas shqiptarë.
Autoritetet Greke u ndihmuan në këtë operacion nga oficerët e DEA-s (Agjencia amerikane anti-drogë) amerikane.