Një operacion i madh anti-drogë po zhvillohet në Astakao Etoloakarnanias në Greqi. Deri më tani, autoritetet greke kanë zbuluar më shumë se një ton kokainë dhe kanë arrestuar pesë persona.
Sipas raporteve paraprake, kokaina u gjet e fshehur në kabina të ndryshme brenda një ndërtese të qytetit. Kathimerini shkruan se droga vinte nga jashtë.
Sipas një tjetër mediaje greke, numri i të arrestuarve është 6 dhe mes tyre ka edhe shqiptarë. Importet e drogës në Greqi bëheshin me rrugë nga Shqipëria, por edhe me anije.
Hulumtimi gjithashtu po shtrihet edhe në Athinë, ndërsa pasdite policia pritet që të zbulojë më tepër detaje nga operacioni.