Një grua shpëtoi më së miri edhe pse u rrëzua nga dritarja e apartamentit në katin e 9-të të një pallati.
Ngjarja është filmuar në Izluchinsk, Rusi nga kamerat CCTV dhe janë publikuar së fundmi në rrjetet sociale.
Gruaja shihet teksa rrëzohet përtokë po për fatin e saj të mirë, bie mbi dëborë.
Pas disa çastesh, ajo ngrihet në këmnë dhe shkon të kërkojë ndihmë.
27-vjeçarja është dërguar në spitalin e Nizhnevartovsk-ut ku sipas mediave mbetet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.