Isa Mustafa e Albin Kurti janë takuar edhe ditën e sotme pas takimit të mbrëmshëm që zgjati deri pas mesnate. Liderët e LDK-së e Vetëvendosjes janë takuar sot në orën 17:00 në mjediset e Universitetit Amerikan në Prishtinë.
Sipas Lajmi.net, në takimin e mbrëmshëm në fermën e Isa Mustafës në Prapashticë, Kurti ka ofruar dorëheqjen e kreut të zgjedhur të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ditën e nesërme në mbrëmje përfundon afati që ka vendosur kreu i LDK-së, Mustafa, për arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse për qeverinë e Kosovës.