Gazetarët shqiptarë që raportuan nga terreni pas tërmetit të 26 nëntorit e dinë mirë këtë ndjesi, që po përjetojnë sot gazetarët në Turqi.
Një gazetare e re e quajtur Fulya Oztürk shpërtheu në lot gjatë raportimit live nga operacioni i shpëtimit të personave të mbetur nën rrënoja.
Gazetarja po raportonte gjatë procesit të shpëtimit të një personi në një ndërtesë të rrëzuar në Mustafapaşa.
Oficerët u kërkuan të gjithëve përreth të gjunjëzoheshin dhe të heshtnin për të dëgjuar, pasi donin të komunikonin me personin nën rrënoja. Kur të gjithë heshtën zyrtari pyeti: “A e dëgjon dikush zërin tim?” Fatkeqësisht nuk pati një përgjigje dhe gazetarja e CNN-it turk nuk mundi t’i mbante dot lotët.