Fondi arabo-saudit i kontrolluar nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, është në bisedime për të blerë klubin e Premierligës angleze, Newcastle United, raportojnë mediat.
Fondi Saudit i Investimeve Publike është bashkuar me një ekip investitorësh të udhëhequr nga financierja britanike, Amanda Staveley, për të paraqitur një ofertë prej 445 milionë dollarësh për klubin britanik, raportoi të shtunën ‘Wall Street Journal’.
Investimi shihet si një mënyrë që sauditët të hyjnë në Britaninë e Madhe, pas lëvizjeve të bëra vitet e fundit nga shtetet e tjera të Gjirit si Emiratet e Bashkuara Arabe e Katari.
Newcastle është në pronësi të miliarderit britanik Mike Ashely, që nga viti 2007. Megjithatë, Ashley sipas tifozëve të ekipit nuk ka bërë sa duhet për të rikthyer klubin aty ku duhet.