Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët zbulojnë si ndikon stresi në thinjen e flokëve


Shkencëtarët thonë se mund të kenë zbuluar arsyen pse stresi çon në thinjen e flokëve. Në eksperimentet mbi minjtë, qelizat burimore që kontrollojnë lëkurën dhe ngjyrën e flokëve u dëmtuan pas stresit të shtuar.

Gjatë eksperimentit u vërejt se minjtë me gëzof të errët u kthyen plotësisht në ngjyrë të bardhë brenda disa javësh.

Studiuesit amerikanë dhe brazilianë thanë se kjo rrugë vlen të hulumtohet më tej për të zhvilluar një ilaç që parandalon ndryshimin e ngjyrës së flokëve.

Burrat dhe gratë mund të thinjen çdo kohë pas moshës 30 vjeç. Edhe pse kjo ta bëjë me gjenet e moshën, stresi gjithashtu mund të luajë një rol.

Studiuesit besuan se efektet lidheshin me qelizat burimore të melanociteve, të cilat prodhojnë melaninën dhe janë përgjegjëse për ngjyrën e flokëve dhe lëkurës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *