Numri i viktimave nga tërmeti i së premtes në Turqi ka shkuar në 29, shkruan Anadolu Agency.
Deri tani, 1,234 njerëz janë raportuar të plagosur, ndërsa punëtorët e shpëtimit vazhdojnë të gjejnë njerëzit e varrosur nën rrënoja, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Gjithsej 43 njerëz janë shpëtuar përfshirë një grua, 17 orë pasi shtëpia e saj u rrëzua mbi të.
Një ekip studiuesish po vlerëson dëmin e shkaktuar nga tërmeti, me raportet fillestare që sugjerojnë se 72 ndërtesa u dëmtuan plotësisht.
Tërmeti me magnitudë 6.8 Rihter tronditi krahinën Elazig të Turqisë. Dridhjet u ndie edhe në vendet fqinje përfshirë Sirinë dhe Gjeorgjinë.