Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 41 numri i të vdekurve nga virusi kinez, më shumë se 1.300 të infektuar në të gjithë botën


Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit të Kinës është rritur në 41 nga 26 që ishin një ditë më parë.

Siç shkruan Reuters, më shumë se 1.300 njerëz janë infektuar në të gjithë botën nga një virus i cili mendohet se ka ardhur nga një treg ushqimesh deti në qytetin e Wuhan-it.

Përballë kësaj situate, autoritetet shëndetësore në të gjithë botën po përpiqen të parandalojnë një pandemi.

Rrjeti Global i Televizionit Shtetëror të Kinës raportoi sot se një mjek që po trajtonte pacientët në Wuhan, kishte vdekur nga virusi. Ai është identifikuar si Liang Wudong, 62-vjeç.

Nuk është e qartë nëse vdekja e tij është numëruar tashmë në numrin zyrtar të 41. Zinxhiri i kafesë amerikane “Starbucks” tha të shtunën se po mbyllte të gjitha pikat e saj në provincën Hubei, pas një lëvizje të ngjashme nga “McDonald’s”.

Wuhan, një qytet me 11 milion banorë, është i mbyllur që nga e enjtja, me gati të gjitha fluturimet të anuluara dhe po ashtu janë bllokuar dhe pikat e kontrollit në rrugët kryesore që të çojnë jashtë qytetit. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, numri i rasteve të konfirmuara në Kinë është 1,287. Së bashku me rastet e konfirmuara në shtete të tjera, numri i të prekurve e kalon 1300-ën.

Virusi është zbuluar gjithashtu në Tajlandë, Vietnam, Singapor, Japoni, Kore të Jugut, Tajvan, Nepal, Malajzi, Francë, Shtetet e Bashkuara dhe Australi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *