Vendosni fjalën kyçe....

SPAK merr nën hetim ish- kryebashkiaken e Gjirokastrës, Zamira Rami


Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë për hetim dosjen e ish-kryebashkiakes së LSI-së në Gjirokastër Zamira Rami, e cila akuzohet për shpërdorim detyre.

Dosja e Ramit, e cila ka drejtuar bashkinë e këtij qyteti, në periudhën nga 2015-2019, ka mbërritur në tavolinën e prokurorëve të SPAK-ut, pasi kolegët e tyre të prokurorisë së Gjirokastrës, kanë shpallur moskopetencën juridike.

Ish-kryebashkiakja akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ nga diusa qytetarë, lidhur me shembjen e disa objekteve pa patur një vendim për shpronësimin e tyre.

Objektet e shembura ende nuk janë shpronësuar nga buxheti i bashkisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *