Pas fitores ndaj Flamurtarit, Skënderbeu i ka forcuar edhe më shumë pozitat në mesin e artë duke u futur në garë për një vend në renditje që e çon në Ligën e Europës.
Korçarët arritën të mposhtin vlonjatët me rezultatin e ngushtë 1-0 duke e zhytur edhe më shumë në krizë ekipin mik që në 19 javë kampionat ka mbledhur vetëm 6 pikë duke qenë në pozita tejet të vështira për sa i përket mbijetesës.
Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Vllaznia ka barazuar në Shkodër me rezultatin 0-0.
Në një ndeshje me shumë tension si brenda në fushë ashtu edhe jashtë saj, vendasit kanë marrë një pikë që i mban poshtë mesit të renditjes, ndërsa Laçi ruan vendin e katërt deri ditën e nesërme kur luhen tre ndeshjet e tjera të kampionatit.