Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen emrat e 6 shqiptarëve të arrestuar në Greqi me 1.2 ton kokainë, kush ishte kreu i grupit


Janë zbuluar emrat e shtetasve shqiptarë të arrestuar në Greqi si pjesë e një operacioni anti-drogë ku u kap gjithashtu një sasi prej 1.18 ton kokainë.

Sipas policisë së vendit fqinj, të ndaluarit ishin pjesë e një rrjeti droge që sillte kokainë nga Karaibet. Sipas burimeve policore greke, kreu i organizatës është 41 vjeçari, Aleksandër Pema, një emër i njohur në botën e krimit shqiptar në Greqi

Sipas policisë, Pema ka qenë edhe herë të tjera në burg, madje ai është dënuar disa herë nga drejtësia për vepra penale tepër të rënda, shkruan TCH.

Pemaj ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar.

Përveç drogës, policia sekuestroi edhe 231.000 euro,3 pistoleta,1 kallashnikov,5 autovetura dhe 19 celularë.

Shqiptarët e ndaluar në Greqi

Sandër Pema

Arbër Përdeda

Ergon Tusi

Erlin Zotaj

Lek Doda

Maksim Preçi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *