Inter është ndalur sërish në garën për titullin kampion në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në sfidën kundër Cagliari për javën e 20-të në kampionatin italian.
Megjithëse mbyllën pjesën e parë në epërsi pas golit të Lautaro Martinez në minutën e 29-të, të zotët e shtëpisë nuk arritën të ruajnë avantazhin.
Nainngolan ndëshkoi ish-skuadrën e tij me një goditje nga distanca në minutën e 78-të. Në fund Lautaro Martinez, u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungojë në sfidën e ardhshme.
Me këtë barazim, Inter ngjitet në kuotën e 47 pikëve, që rrezikon shkëputjen e kryesuesëve të Juventusit, por mund të humbasë edhe vendin e dytë.