Juventusi nuk ka mundur të përfitojë nga barazimi i Interit pasi ëështë mundur në Napoli nga vendasit.
Sarri që luante kundër ish-ekipit të tij nuk arriti dot të largohej nga Napoli me një rezultat që do e shkëpuste edhe më shumë nga zikaltërit.
Golat për Napolin u shënuan nga Zielinski e Insigne ndërsa bardhezinjtë arritën të shënojnë golin e nderit në minutat shtesë me anë të Ronaldos.
Pas ndeshjes së sotme Juventusi mbetet në krye me 3 pikë më shumë se Interi kurse Napoli është ngjitur në vendin e 10-të të renditjes, ende larg zonës së Ligës së Europës.