Koronavirusi misterioz tani po përhapet më shpejt dhe ende dihet pak për të, thanë zyrtarët e lartë të shëndetit të Kinës, teksa Pekini përballet me mungesa të kostumeve dhe maskave mbrojtëse.
‘Mundësia e transmetimit të virusit është bërë më e fortë,’ tha Ministri i Shëndetësisë, Ma Xiaoëei në një konferencë shtypi të dielën.
I shtoi se se koronavirusi i panjohur më parë, i cili tashmë ka vrarë 56 njerëz në Kinë, po përhapet më shpejt, ndërsa shpërthimi po hyn në një ‘fazë më serioze dhe të komplikuar’.
Zyrtari vuri në dukje se njohuritë e qeverisë për virusin e ri mbeten të kufizuara dhe ata mbeten në mëdyshje në lidhje me rreziqet që paraqiten nga mutacionet e tij. Pekini do të dërgojë ekipe shtesë të mjekëve për të ndihmuar pacientët dhe për të studiuar virusin, shtoi ai.