Kukësi ka fituar supersfidën e mbrëmjes së sotme ndaj Partizanit në ‘Air Albania’. Ekipi i drejtuar nga ish-trajneri i të kuqve, Shpëtim Duro, ka mundur të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0 pas një goli të shënuar nga sulmuesi Abazaj në minutën e 67-të të takimit.
Lojtarët e Partizanit protestuan gjatë pasi pretenduan se goli ishte i parregullt. Me këtë fitore, Kukësi rikthehet në krye të renditjes me një pikë më shumë se Tirana, duke ruajtur pretendimet për titullin kampion.
Ndërsa Partizani zhytet edhe më shumë në krizë duke qenë se ajo ndaj veriorëve është humbja e pestë në 6 takime, duke u larguar edhe më shumë nga gara për titullin kampion.