Vendosni fjalën kyçe....

“Mbështesim minatorët e kërkesat e tyre, Rama e ka aleancën me oligarkët” – PD


Partia Demokratike ka deklaruar sot se kryeministri Rama e qeveria e tij e kanë braktisur prej kohësh Bulqizën e minatorët.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, anëtari i kryesisë, Bozdo, ka thënë se PD-ja i mbështet minatorët e kërkesat e tyre të drejta.

‘Kryeministri dhe qeveria e tij kanë braktisur prej kohësh minatorët dhe Bulqizën. Këtë e tregoi qartë protesta e sotme e Sindikatës së Bashkuar të Minatorëve përpara Kryeministrisë. Kërkesat e Sindikatës për paga më të larta dhe kushte më të mira pune janë të drejta absolute të punëtorëve. Qeveria Rama nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Punës dhe Inspektoriatit të Punës kanë tashmë përgjegjësinë direkte prej disa muajsh, të trajtojnë më shumë seriozitet gjendjen e vështirë të minatorëve në Bulqizë e kudo, dhe të ofrojnë një zgjidhje të arsyeshme për kërkesat e tyre.’ – tha Bozdo.

Më tej, ai theksoi se protesta e minatorëve vijon prej muajsh kurse kryeministri Rama ka zgjedhur t’i injorojë kërkesat e tyre duke theksuar se qyteti drejtohet nga një kryebashkiak që nuk shqetësohet për kërkesat e minatorëve por e ka mendjen te konsumi i kokainës.

‘Protesta vazhdon prej muajsh, por Edi Rama ka zgjedhur t`i injorojë minatorët plotësisht. Ndjeshmëria e tij për Bulqizën, minatorët edhe dhe qytetarët e saj, është shumë e qartë kur kërkon tu emërojë me dhunë si kryetar bashkie një konsumator ordiner të kokainës. Në se Bulqiza do të kishte mundësi të zgjidhte, sot në krye të saj do të ishte një kryebashkiak që do të solidarizohej me minatorët dhe do të luftonte për kauzën e drejtë të tyre. Qartazi kjo nuk është aspak në interest të Edi Ramës, as në Bulqizë dhe askund në Shqipëri!’ – shtoi Bozdo.

Në fund, Bozdo tha se PD-ja mbështet protestën dinjitoze të minatorëve duke theksuar se për sa kohë në qeveri do jetë Rama, interesi i qytetarëve nuk do ruhet pasi kreministri alenacat e tij të shpallura i ka me krimin dhe oligarkinë.

‘Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën dinjitoze të minatorëve për punë dhe dinjitet. Por është shumë e qartë tashmë se sa kohë Edi Rama do të qeverisë, asnjë interes i qytetarëve nuk do të ruhet dhe asnjë shqetësim i shqiptarëve nuk do të marrë zgjidhje. Sepse Edi Rama aleancat e tij i ka shpallur prej kohësh që i ka me krimin dhe oligarkinë, por jo me qytetarët dhe aq më pak me minatorët dhe qytetarët e Bulqizës!’ – mbylli deklaratën Bozdo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *