Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës kanë nisur protestën në Tiranë.
Minatorët janë mbledhur në sheshin Skënderbej në korpusin e ministrive.
Me qindra persona kanë marrë pjesë në protestën e ministrive.
Minatorët kanë parashtruar disa kërkesa lidhur me punën e tyre në minierë, si rritja e pagave, siguria në punë, rikthimin në punë të minatorëve të përjashtuar nga puna.
Gjithashtu ata paralajmërojnë se nuk do të ndalin protestat dhe grevat deri në plotësimin e kërkesave.