Vendosni fjalën kyçe....

Ndërrojnë jetë brenda banesës dy foshnja 5 muajshe në Berat


Dy binjakë të moshës rreth 5 muajsh kanë gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në një banesë në Berat. Dy foshnjat R. Agalliu e R. Agalliu janë dërguar në morgun e spitalit, për t’u nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.

Sipas autopsisë fëmijëet nuk kanë pasur shenja helmimi nga ushqimi apo dhune ndërsa dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të jetë bërë mungesa e ajrit në dhomë. Analizat e të miturve janë dërguar në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Foshnjat binjake jetonin me prindërit Eduard dhe Merushe Agalliu dhe me motrën e vëllain, respektivisht 6 vjeç e 5 vjeç. Mësohet se fëmijët janë dërguar në spital por sipas mjekëve ato kishin ndërruar jetë më herët.

Halla e fëmijëve tregon se e ëma i kishte zbritur në katin e parë të banesës ku ajo ku ishte ndezur sobë me dru, shkruan ‘Berati TV’. Sipas dëshmisë së saj, fëmijët nuk kishin qenë të sëmurë nga virozat e stinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *