Vendosni fjalën kyçe....

Shuhet pas një aksidenti me helikopter legjenda e basketbollit amerikan, Kobe Bryant


Ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeccare pas një aksident ajror me helikopter basketbollisti i njohur amerikan, Kobe Bryant.

Bryant raportohet se ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat bashkë me katër persona të tjerë kur mjeti ajror u rrëzua mbi Calabasas, njofton TMZ.

Personeli i urgjencës vajti menjëherë në vendngjarje por raportoi se nuk kishte të mbijetuar. Gruaja e tij dhe katër vajzat thuhet se nuk kanë qenë në helikopterin e rrëzuar.

Zyra e Sherifit të Qarkut në Los Angeles ka konfirmuar deri më tani pesë persona të vdekur në një përplasje me helikopter mbi Calabasas.

Bryant është një nga sportistët më të njohur në botë falë suksesit të tij në basketboll me ekipin e LAKERS-ave ekip me të cilin ka fituar 5 tituj kampion në NBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *