Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje dhe vjedhje, policia arreston dy persona në Korçë


Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vjedhje dhe plagosje të rëndë me dashje.

Në pranga ka rënë 66-vjeçari Kastriot Hoxhalli, pasi ka plagosur një të ri, mbrëmjen e kaluar, pas një konflikti me të. Gjithashtu, është arrestuar edhe një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur dy banesa.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Policia arreston në flagrancë 2 shtetas për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • ) K. H., 66 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq.

Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

  • ) A. T., 21 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në datat 24.01.2020 dhe 25.01.2020, në lagjen nr. 1 dhe nr. 10, të qytetit të Korçës, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve A. P., dhe R. M., pajisje elektroshtëpiake dhe disa orendi të ndryshme.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *