Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e Minatorëve në Tiranë, reagon Albchrome: Ne kemi kontratë me Federatën Sindikale, çdo sindikatë e re të ndjekë hapat ligjore


Kompania Albchrome ka reaguar për protestën e dhjetëra minatorë të Bulqizës para institucioneve qendrore për problematikat e tyre lidhur me kushtet e punës në miniera.

Kompania Albchrome ka reaguar pasi gjatë protestës minatorët përmendën emrin e saj dhe lidhur me këtë subjekti kërkon që të informojë se ajo ka kontratë kolektive me Federatën Sindikale të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë dhe jo me Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës të cilët protestonin sot.

Albchrome është informuar nëpërmjet Hashtag.al sot se gjatë një proteste të një grupimi publik në kryeqytet është përmendur kompania jonë. Në të mirë të informimit të saktë të publikut duam të saktësojmë se Albchrome ka një kontratë kolektive me Sindikatat, konkretisht Federatën Sindikale të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, dhe çdo punonjës i joni përfiton nga kjo marrëveshje. Kontrata kolektive, është lidhur në përputhje me dispozitat e Kodit te Punës dhe përfaqësueshmëria e saj nuk është kundërshtuar”-thuhet në njoftimin e kompanisë.

Më tej Albchrome kërkon që sindikatat e reja të ndjekin hapat ligjore për të hyrë në bisedime me kompanitë minerare ndërsa veprimet sindikale që bien ndesh me Kodin e Punës sipas kompanisë përbëjnë veprimtari të paligjshme.

Çdo sindikate e re që krijohet duhet të ndjekë hapat ligjore për të hyrë në bisedime, me çdo kompani në Shqipëri, përfshirë edhe ne, sipas dispozitave të Kodit të Punës, që rregullon veprimtarinë sindikale. Çdo veprim sindikal, që bie ndesh me dispozitat e Kodit të Punës, pavarësisht formës dhe numrit të personave të përfshirë përbën veprimtari të paligjshme”-thuhet më tej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *