Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e minatorëve në Tiranë, televizionet “LIVE” preferojnë Ramën


 

Ditën e sotme dhjetëra minatorë po zhvillojnë një protestë-marshim në Tiranë e paralajmëruar nga ata disa ditë më parë.

Minatorët të detyruar nga kushtet e tyre kanë kërkuar që politika e Tiranës të kthejë vëmendjen nga ata për shkak të kushteve ku punojnë apo përballjet me kompanitë që shfrytëzojnë kromin e Bulqizës të cilat nuk zbatojnë rregullat ndaj punëtorëve.

Por televizionet nuk kanë preferuar të paraqesin protestën e tyre ata kanë zgjedhur të japin Ramën “LIVE” i cili po paraqiste paralelisht me protestën prezantimin e portalit online për procesin e rindërtimit.

Një rishikim i cili mund të bëhet nga kushdo paraqet se televizonet kryesore informative nuk kanë paraqitur marshimin e minatorëve kurse për Ramën kanë vepruar ndryshe.

Minatorët të mbledhur në qendrën e Tiranës dhe të mbështetur nga qytetarë dhe aktivistë kanë kërkuar plotësimin e disa kërkesave që kanë të bëjnë me kushtet e punës së tyre si rritja e pagave apo edhe siguria në punë si edhe largimet shpesh herë nga puna.

LIVE protesta e minatorëve:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *