Vendosni fjalën kyçe....

“Rama e Denaj t’i vënë gishtin kokës, Albchrome të nisë bisedimet për kontratën e re kolektive” – SMBB


Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i ka bërë thirrje qeverisë që të çelë sytë përpara kërkesave të tyre.

Në një reagim zyrtar, SMBB-ja thotë se pasi qeveria ka mbyllur sytë prej dy muajsh përballë problemeve e kërkesave të minatorëve sot nuk mund të pretendojnë më të njëjtën gjë.

Sindikata thotë se Ministria e Financave, Kryeministri e Inspektoriati i Punës duhet t’i vënë gishtin kokës sa më parë.

‘Protesta e sotme ishte një hap shumë i rëndësishëm në përpjekjen tonë për mbrojtjen e të drejtave të minatorëve dhe garantimin e lirisë sindikale. Shtetit që prej dy muajsh mbyll sytë para problemeve tona, sot ia çuam këto halle te dera. Ministria e Financave (që është përgjegjëse për çështjet e punës), Kryeministri dhe Inspektorati i Punës, duhet t’i vënë gishtin kokës sa më parë.’ – thuhet në reagimin e sidikatës.

Në fund të njoftimin, SMBB-ja thekson se kompaniaAlbchrome që der më sot e ka shkelur ligjin duhet t’i kthehet ligjshmërisë e të njohë SMBB-në si përfaqësuese të punëtorëve dhe të nisë bisedimet për kontratën e re kolektive.

‘Kompania Albchrome, që deri më sot i ka shkelur ligjet me të dyja këmbët, duhet të reflektojë dhe t’i kthehet rrugës së ligjshmërisë. E vetmja rrugëzgjidhje është njohja e Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës si përfaqësuese e punëtorëve, dhe nisja e bisedimeve për kontratën e re kolektive. Çdo përpjekje për ta shmangur këtë zgjidhje, do e zhyste edhe më tej në paligjshmëri Albchrome-in.

Falenderojmë qindra aktivistët dhe qytetarët e Tiranës për pjesëmarrjen në protestë dhe mbështetjen e dhënë! Solidariteti është forca jonë!’ – mbyllet reagimi i SMBB-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *