Vendosni fjalën kyçe....

“Reflekton brejtje të ndërgjegjes, është penduar” – Zbardhet vendimi i lirimit të Endrit Dokles


Endrit Dokle, anëtari i bandës së Durrësit që u lirua para ditësh nga burgu është edukuar e ndërgjegjësuar gjatë qëndrimit në burg nga vii 2005 deri në janar të vitit 2020.

A2 ka siguruar vendimin e dhënë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, ku theksohet se pranimi i lirimit me kusht të Dokles është bazuar në raportin vlerësues të Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë, për sjelljen e tij në qeli si edhe në raportin e Zyrës së Shërbimit të Provës Krujë. 

‘I dënuari, përsa i përket qëndrimit ndaj veprës penale dhe viktimës, është i penduar. I dënuari nuk ka konsumuar më parë vepër tjetër penale. Gjendja fizike dhe psikologjike e të dënuarit është jo e mirë. Sjellja e tij në institucionin tonë e bazuar nga kontaktet dhe dosja e tij personale është shumë e mirë’, – thuhet në raportin e Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë.

Lirimi i Dokles nga burgimi i përjetshëm me të cilin ishte dënuar i është rekomanduar gjykatës edhe nga Zyra e Shërbimit të Provës.

‘Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bërë të reflektojë shumë se pasojat e ardhura nga veprat penale në jetën e tij janë shumë të rënda dhe kurrsesi nuk e percepton ripërjetimin e një situate të tillë. Ai reflekton brejtje të ndërgjegjes për të gjitha pasojat e sjella në familje dhe jashtë saj. I dënuari ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale, për të cilën është dënuar’, shkruhet ndër të tjera në raportin e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Krujë.

Vendimin e plotë e lexonikëtu: Vendimi për Endrit Doklen


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *