Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 35 numri i viktimave të tërmetit në Turqi


Numri i vdekjeve nga tërmeti i fuqishëm i së premtes në Turqinë lindore ka shkuar në 35, tha zv.presidenti Fuat Oktay. Tërmeti me magnitudë 6.8 Rihter tronditi provincën lindore të Elazig-ut ndërsa dridhjet u ndjenë edhe në vendet fqinje.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha për mediat se 45 persona janë shpëtuar mga rrënojat. Pas tërmetit të së premtes, në Turqi janë shënuar 678 tërmetesh të tjerë më të dobët.

Soylu njoftoi gjithashtu një tarifë qiraje për njerëzit, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan si rezultat i tërmetit.

‘Ne do t’u japim menjëherë qiranë atyre që humbën shtëpitë nga tërmeti,’ tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *