Një sasi lëndë shpërthyese është vendosur natën e shkuar në afërsi të makinës së një efektiveje të policisë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 17/1, Durrës rreth orës 22:35 minuta të natës që lamë pas. Nga ngjarja, policia lokale thotë se ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur një sasi e dyshuar lënde plasëse ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.