Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Nuk tërheqim sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave


Shtetet e Bashkuara nuk do të tërheqin sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave, tha presidenti Donald Trump përmes një postimi në Twitter të shtunën.

“Ministri i Jashtëm iranian tha se do të negocionin me Shtetet e Bashkuara, por fillimisht duhet të heqen sanksionet.. Jo faleminderit”, tha Trump.
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, iu është përgjigjur të dielën presidentit Trump përmes një postimi në Twitter, ku tha se Irani është ende i hapur për bisedime nëse Amerika tërhiqet nga sanksionet.

“Donald Trump është më mirë të fokusojë komentet për politikën e jashtme në fakte sesa në titujt e FoxNews dhe përkthyesit e tij të gjuhës Farsi”, tha Zarif.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së janë ngritur edhe më shumë pas vrasjes së gjeneralit Iranian Qassem Soleimani në një sulm ajror në Bagdad nga SHBA-ja dhe sulmit ajror të Iranit në bazën ushtarake amerikane në Irak.

Por, tensionet kanë filluar të ngritën nga viti 2018, kur Trump u tërhoq nga pakti bërthamor i fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet ndaj eksporteve të Iranit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *