Vendosni fjalën kyçe....

2 orë takim, Kurti e Mustafa sërish pa marrëveshje


Pas më shumë se dy orësh takim, Albin Kurti e Isa Mustafa nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Pas përfundimit të takimit, Isa Mustafa i LDK-së është larguar nga Kuvendi pa bërë asnjë deklaratë ndërsa Albin Kurti i Vetëvendosjes raportohet se është ende brenda Kuvendit, shkruan Lajmi.net.

Ditët e fundit takimet mes palëve kanë qenë të shpeshta por sipas të gjitha gjasave dy palët nuk i kanë sheshuar ende mosmarrvëshjet.

Kosova është ende pa qeveri edhe pse nga përfundimi i zgjedhjeve e certifikimi i tyre kanë kaluar më shumë se 3 muaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *