Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e re amerikane, Yuri Kim, shkon në Presidencë


Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar sot në Presidencë, për t’u takuar me Presidentin Ilir Meta.

Mësohet se ajo do t’i paraqesë sot presidentit letrat për kredencialet.

Ndërsa pak më vonë rreth orës 11:45, ajo do mbajë fjalimin e saj të parë në Ambasadë.

Yuri Kim ka mbërritur në Shqipëri vetëm pak ditë më parë. Ajo është diplomatja e tretë grua që do drejtojë Ambasadën Amerikane në Shqipëri. Marisa Lino (1996-1999) e Marcie Ries (2004-2007) kanë qenë më herët shefet e selisë diplomatike amerikane në Tiranë.

Kim është ambasadorja e parë koreano-amerikane dhe ka shërbyer më herët në Departamentin Amerikan të Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *