Billie Eilish ka triumfuar në ceremoninë e “Grammy Awards” të këtij viti, duke fituar katër kategoritë kryesore- kënga e vitit, rekordi i vitit, albumi i vitit dhe artistja e re më e mirë.
Ajo është personi i parë që e ka arritur këtë sukses që nga Christopher Cross në 1981.
Ndërkohë, vëllai i saj i madh, Finneas O’Connell, u zgjodh si producenti i vitit për punën që ka bërë në albumin e Eilish.