Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Johnson, pritet të lejojë gjigantin e teknologjisë kineze Huaëei të ndërtojë rrjetet e tij të gjeneratës së pestë në vend, raportoi Financial Times, duke cituar njerëz të afërt.
Një vendim i fundit mbi rolin e ardhshëm të Huawei-t në Mbretërinë e Bashkuar do të merret të martën nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Një ministër ir qeverisë ka thënë më parë se siguria do jetë përparësia kryesore përpara marrjes së vendimit. Uashington ka provuar prej kohësh ta bindë Londrën që të ndalojë Huawei-n nga ndërtimi i rrjetit 5G.
Qeveria amerikane pretendon se kompania kineze paraqet një rrezik sigurie dhe e kërcënon Britaninë e Madhe se nuk do e furnizojë me inteligjencë nëse e lejon Huawei-n të ndërtojë rrjetin 5G.