Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata pushoi çështjen ndaj Bashës, prokuroria apelon vendimin 


 

Kur kanë kaluar afro dy javë nga vendimi i Gjykatësit Lazër Sallaku për të pushuar çështjen ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit lidhur me akuzat për 650 mijë dollarë për lobim për llogari të Partisë Demokratike, prokuroria ka vendosur apelimin e vendimit.

Gjyqtari Sallaku e pushoi procesin penal dhe akuzën me argumentin se deklarimet e Nick Muzin se kishte marrë para nga PD e Basha ishin të pabesueshme dhe të pashoqëruara me prova.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit pasi nuk ekzistojnë prova.
Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *